×
  • Lajme
  • Shqipëria

    18-vjeçari shqiptar vdes në aksident në Itali, babai i tij shpëton

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 11:08

    Një i ri shqiptar ka humbur jetën nga një aksident rrugor i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

    Në makinën që drejtonte i riu ishte edhe babi i tij.

    18-vjeçari, Admir Hoti, ka ndërruar jetë pas përplasjes së tmerrshme në unazën e Portogruaros.

    Sipas mediave italiane dyshohet se lagështira e asfaltit ishte dhe arsyeja që makina humbi kontrollin dhe shkaktoi përplasjen e pashmangshme.

    I riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni.

    Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina. Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër rrethrrotullimin e interportit, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei, kur, pranë një kthese, humbi kontrollin.

    Një Chevrolet po mbërrinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte goditjen duke goditur pengesën në anë të rrugës.

    Pas aksidentit të rëndë ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla karabinierësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!