×
  • Lajme
  • Shqipëria

    18-vjeçari tenton të përdhunojë italianen

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 17:59

    Një ngjarje e rëndë është parandaluar mesditën e sotme në Himarë.


    Një 18-vjeçar ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë me origjinë nga Italia në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut.

    Për shkak të sezonit turistik, numri i efektivëve të policisë në terren është shtuar dhe fatmirësisht është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 18-vjeçarit i identifikuar si D.L. nga Lushnja.

    Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!