×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID në Shqipëri

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 17:45

    Ministria e Shëndetësisë së Shipërisë ka njoftuar se nga 5,252 testime, 410 raste të reja kanë dalë pozitive, 2 persona kanë vdekur dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit.


    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

    Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

    Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

    Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (14 Gusht 2021)

    Raste të reja ditore 410
    Të shëruar në 24 orë 46
    Të shtruar në spitale 39
    Humbje jete në 24 orë 2
    Testime ditore 5,252

    Testime totale 952,866
    Raste pozitive 135,550
    Raste të shëruara 130,634
    Raste Aktive 2,453
    Humbje jete 2,463

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 910
    Shkodër 343
    Fier 252
    Vlorë 230
    Elbasan 168
    Lezhë 139
    Durrës 131
    Berat 75
    Gjirokastër 73
    Korçë 54
    Kukës 48
    Dibër 30

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!