×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 ushtarakët shqiptarë që vdiqën në Letoni, përkujtohen me një memorial

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 15:18

    Në kampin Adazi në Letoni është vendosur një memorial për dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën gjatë një stërvitjeje.


    Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj do të kujtohen gjithmonë në grup-batalionin e NATO-s.

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan: “Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve.”

    Sidoqoftë, Shqipëria i kishte pritur dhe varrosur me nderime të larta shtetërore trupat e dy ushtarakë shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!