×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 vjeçari shqiptar dërgohet i vdekur në spital, konsumoi raki aksidentalisht

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 12:38

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit. Një fëmijë vetëm 2 vjeç është dërguar i pajetë në Spitalin e Bilishtit.

    Sipas mediave shqiptare nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!