Të enjten u publikua një video e një gruaje nga Librazhdi, e cila ishte kapur ‘mat’ nga vjehrrit me të dashurin e saj duke tradhtuar bashkëshortin, i cili gjendej jashtë vendit.
Përgjatë ditëve të fundit, kjo video është diskutuar nëpër rrjete sociale, teksa mbrëmë në emisionin “Opinion”, ka qenë temë diskutimi, ku ndër të ftuarit ishte edhe aktivistja, Zana Avdiu.
Gjatë debatit, ajo u pyet nga Blendi Fevziu: Pra ti mendon se ajo vajzë është thjesht viktimë dhe kaq?
“Vajza le që është viktimë, ajo do të jetë figura që do t’i çliroj shumë vajza dhe gra të cilat janë të katandisur në një gjendje të tillë”, u shpreh Avdiu.
Kjo deklaratë e saj nxiti debat dhe shkaktoi të qeshura në studion e emisionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.