Afërsisht një e katërta e familjeve që jetojnë në Shqipëri jetojnë duke patur si burim kryesor të të ardhurave të tyre dërgesat e emigrantëve. Në një studim të bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, vlerësohet se 23% e familjeve në vitet 2014-2018 kanë përfituar nga remitancat, ndërsa vlera vjetore mesatare e këtyre dërgesave arrin në 2 mijë euro në vit për një familje.
“Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohet të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve.”
Raporti tregon se 69% e të ardhurave nga emigracioni shkon për përballimin e nevojave për konsum të ushqimeve dhe shpenzimet e tjera në banesë si ujë dhe energji elektrike. Analizat e bankës qendrore kanë evidentuar se kostot e dërgesave të parave për emigrantët janë të larta, ndërsa forma kryesore e pagesave është “cash”-i, duke rënduar kostot në ekonomi.
“Vlerësohet që në mungesë të këtyre kostove, rritja ekonomike për vitet 2014-2018 do të ishte rreth 3.8%, 0.7 pikë përqindje më e lartë se norma faktike.”
Për 9 muajt e parë të vitit 2019 të ardhurat e emigrantëve arritën në 351 milionë euro, kundrejt 501 milionë eurove që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë./klan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.