×
  • Lajme
  • Shqipëria

    25-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje, shkak një vend parkimi

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 8:34

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të vonë në qytetin e Laçit, ku një i ri është qëlluar për vdekje.


    Ngjarja ka ndodhur fare pranë Gjykatës së Kurbinit. Nga të dhënat paraprake mësohet se i riu i mbetur i vdekur, është qëlluar me armë nga autori për shkak të një përplasje banale në lidhje me vendin e parkimit.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorit dhe viktimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!