Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë- Fier.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:25 në zonën e njohur si Kripa, ku automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Viktima bëhet e ditur se është një 25-vjeçare, e identifikuar me inicialet Anxhela Çapo, ndërsa e plagosur ka mbetur Silvana Muho, 22-vjeçe.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç., dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaron policia e Vlorës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.