Policia e Tiranës ndërmori dje një operacion për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës për pasojat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e 27 personave.
Janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj, transmeton shqiptarja.com.
Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.
Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.
Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi (ndërtues)
Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Sherbet Shehi
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo
Zhaneta Tagani
Muhamed Felahi
Ndoc Pepkola
Hekri Disho
Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje.