Dy ditë pas ngjarjes tragjike në një hotel në kryeqytet ku ndërroi jetë Ajdin Mustafi 28-vjeç, policia ka nisur hetimet për administratorin e këtij objekti dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes. Pasditen e 10 shtatorit, Mustafi ra nga kati i 5-të, pasi në momentin kur po qëndronte i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel, ato janë këputur.
Trupi i të riut u gjet në dysheme së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari u dërgua më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Tashmë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë po hetohen R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia. m.v/abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.