×
  • Lajme
  • Shqipëria

    3 ditë para zgjedhjeve, Meta po përgatit tërmet politik

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 12:31

    Pas orës 13:00 presidenti Ilir Meta pritet që të dalë me disa vendime të rëndësishme në lidhje me situatën politike.


    Burime të sigurta për Top Channel ka mundur që të zbardhë 3 nga opsionet e vendosura mbi tryezën e kreut të shtetit. Këto opsione mund të jenë të ndara, ose të gjitha së bashku, duke shkaktuar tërmet politik në vend.

    Vendimet e Metës janë; dekret për shpërndarjen e Parlamentit; dekret për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dekret për një datë të re zgjedhjesh lokale.

    Se cili do të jetë opsioni i zgjedhur nga Presidenti do ta mësojmë pas orës 13.00 kur skadon edhe afati që kreu i shtetit i ka lënë kryeministri Edi Rama për të zhvilluar një takim për zgjidhjen e krizës. Një ditë më parë ky i fundit tha se nuk ka kohë që të shkojë në takimin e kërkuar nga Presidenti sepse është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!