×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    3 vjeçari i humbur bashkohet me prindërit, u gjet nga 2 qytetarë në plazhin e Golemit

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 22:38

    Një lajm i mirë vjen në mbrëmje, pasi mësohet se 3 vjeçari nga Maqedonia e Veriut që u shpall i humbur disa orë më parë në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, është bashkuar me prindërit.


    Kanë qenë dy qytetarë ata që e kanë gjetur të miturin në zonën e plazhit të Golemit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

    Këta të fundit kanë komunikuar me familjen, duke bërë të mundur që vogëlushi të kthehet pranë prindërve të tij.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!