×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bashkëshorti gjen gruan të vdekur në banesë, dyshohet se vetëvrau vetën me thikë

    Reporteri
    08 Shkurt 2022 | 11:11

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur.

    Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

    Sipas njoftimit të policisë, V.M. ka kryer vetëvrasje duke goditur veten disa herë me thikë në gjoks, ndërsa ende mbetet e paqartë ngjarja.

    Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar nëse gruaja është vetëvrarë apo vrarë.

    “Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas njoftimit të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!