×
  • Lajme
  • Shqipëria

    38 vjeçarja nga Fieri rrëfen momentet e tmerrit: Burri më thoshte hidhu nga kati i pestë

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 19:12

    Një grua 38-vjeç nga Fieri e cila jeton momentalisht në Kashar, ka treguar historinë e saj të jetës.


    Ajo është fejuar dhe martuar me mësit dhe tregon se dy vite fejesë e ka parë burrin e saj vetëm dy herë, sepse ai ishte emigrant.

    Siç ka treguar 38 vjeçarje, pasi u martuan erdhi në jetë djali i tyre dhe i mori në Greqi. Arriti deri në atë pikë ku ai e nxiste dhe i thoshte të hipte në katin e pestë dhe të hidhej.

    “Nuk e donte djalin, apo e afronte. E merrte dhe e përplaste në krevat sikur të ishte ndonjë send. Më thoshte mua ik hip në katin e pestë dhe hidhu nga andej sepse nuk të dua më. Unë i thashë aty ku më ke marrë aty do më çosh”, ka thënë 38 vjeçarja në tv klan.

    Siç tregon ajo, burri i saj i kishte telefonuar prindërve të gruas dhe ju ka kërkuar që ta merrnin atë në shtëpinë e tyre.

    “As unë nuk e kuptova se çfarë nuk shkonte tek ai person. Kur ishte djali 8 muajsh erdhëm në Shqipëri, ka marrë prindërit e mi në telefon dhe i ka thënë hajde merreni vajzën tuaj sepse nuk e dua më. Mora djalin dhe jetova tek shtëpia e prindërve për 5 vite. Pas 5 viteve më martuan me detyrim, i thoja nuk dua se kam djalin, dhe më thanë që s’të mbajmë dot ne, s’të mban kunata”, është shprehur ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!