×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 muaj burg për vjedhje viçash, Gjykata e Tiranës dënon 3 të rinjtë

    Reporteri
    08 Korrik 2023 | 15:53

    Tre të rinj, 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e 2 viçave.

    Ata u shpallën fajtorë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, të Universitetit Bujqësor Tiranë.

    Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës sw mitur, 16-vjeçare.

    Ajo që çuditi hetuesit ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz.

    3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar për ta dënimin me nga 6 muaj ndërsa gjykata vendosi pezullimin e burgimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 1 vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!