×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 persona të pajetë brenda saunës në një hotel në Qerret, policia bën identifikimin

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 23:38

    Katër persona janë gjetur të pajetë brenda një hoteli në zonën e Qerretit. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë 4 shtetas rusë të cilët janë gjetur të pajetë në një sauna, që bën të dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.

    Policia thotë së është fjala për 2 femra dhe 2 meshkuj.

    Informacioni nga policia: 

    Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!