×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 të vdekur dhe 444 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 18:02

    Janë ulur viktimat nga COVID në Shqipëri në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se sot janë shënuar 4 viktima, ndërsa ditën e djeshme ishin 7 humbje jete.

    “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç“, raporton ministria.

    Nga 2680 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë. Rastet e reja me COVID janë në këto bashki: 213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

    Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7032 pacientë aktivë me COVID19. Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

    “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“.

    Statistika (24 Tetor 2021)
    Raste të reja ditore 444
    Të shëruar në 24 orë 315
    Të shtruar në spitale 164
    Humbje jete në 24 orë 4
    Testime ditore 2680

    Testime totale 1,283,321
    Raste pozitive 181,696
    Raste të shëruara 171,790
    Raste Aktive 7032
    Humbje jete 2,874

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 3495
    Fier 882
    Durrës 733
    Shkodër 471
    Elbasan 303
    Gjirokastër 210
    Korçë 200
    Berat 184
    Lezhë 179
    Vlorë 163
    Kukës 136
    Dibër 76

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!