×
  • Lajme
  • Shqipëria

    40-vjeçari nga Peqini rrah gruan dhe vjehrrën, arrestohet nga Policia

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 16:30

    Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi dhunoi bashkëshorten e pajisur me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit.

    40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë. Gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.

    “Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”,-njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!