×
  • Lajme
  • Shqipëria

    40 vjeçari provon të kalojë kufirin me 21,800 euro të pa deklaruara, sekuestrohen paratë

    Reporteri
    22 Qershor 2023 | 13:48

    Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë ka goditur një rast të mos deklarimit të të hollave në kufi.

    Policia Kufitare në Kapshticë, gjatë kontrollimit të një automjeti i tipit “Opel”, të cilin e drejtonte i dyshuari F.D., 40 vjeç, i kanë gjetur të njëjtit 21,800 euro të cilat nuk i ka deklaruar.

    “Gjatë kontrollit, në çantën e dorës së 40-vjeçarit u gjetën 21,800 euro që ai nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet në ligj. Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë, veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët provat ia kanë referuar Prokurorisë, e cila ka filluar procedimin penal, ndërsa I dyshuari është duke u hetuar në gjendje të lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!