×
  • Lajme
  • Shqipëria

    43-vjeçari vrau kunatën dhe veten, babai i Roland Sinanit: S’e kam prekur armën

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 18:32

    Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, është shprehur se nuk e ka prekur armën e krimit, duke shtuar se nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.

    “Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, ka thënë babai i Roland Sinanit për Euronews.

    Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!