Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që kreu krimin makabër në Pogradec pasi i preu kokën nënës së tij, përshkruhet nga fqinjët si person problematik dhe përdorues të lëndëve narkotike.
Ai raportohet se ka qenë i shtruar dy herë në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan, në vitin 2017 dhe në tetor të vitit 2019.
Çekiçi ka qëndruar në spital rreth 10 ditë dhe mjekët nuk i kanë vëne një diagnozë, pasi kurohej si përdorues i lëndëve narkotike.
Ndërkohë psikiatri Gentian Cala ka deklaruar se autori 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor për shkak të konsumimit të drogës. Ai tregon se autori nuk pranonte të merrte mjekime dhe se nën efektin e lëndëve narkotike dhunonte anëtarët e familjes.
“Firdes Çekiçi kërkonte shpesh receta për djalin. 44-vjeçari vuante nga probleme mendore. Kishte probleme mendore për shkak të drogës. Nën efektin e drogës dhunonte anëtarët e familjes. Ai nuk pranonte të merrte mjekime”, ka thënë psikiatri për mediat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës së tij 15-vjeçare, e cila njëherësh ishte dhe personi që tentoi të vriste Olsi Çekiçi, por që u mbrojt nga gjyshja e saj, veprim që i kushtoi jetën kësaj të fundit.
Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mesazhi që autori ka gjetur ne telefonin e vajzës së tij. Familjarët e kishin denoncuar shpesh autorin në polici, por këta të fundit pas arrestimit e lironin sërish.