Një 45-vjeçare me iniciale A.T., është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Kurbinit, pasi ndezi zjarr në tokë të saj, dhe nuk e tregua e kujdesshme.
Gruas i kanë dalë flakët jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullishte në kodrën e fshatit Zhejë.
Akuza që rëndon mbi të është “shkatërrim prone nga pakujdesia”.
Njoftimi i policisë / Kurbin
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banuese në fshatin Zhejë, Kurbin.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë, ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.