×
  • Lajme
  • Shqipëria

    46-vjeçarja kap për fyti të moshuarin pasi e goditi në vijat e bardha

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 11:34

    Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi të moshuarin në vijat e bardha, në një rrugë në Kamëz.

    Ajo u revoltua aq shumë sa doli nga makina dhe filloi të debatonte me të moshuarin, derisa guxoi t’i vinte duart në fyt e ta shtynte. Ndërkohë nuk pati asnjë kundërveprim veçse përgjigje se desh i mori këmbën para. I gjithë trafiku ishte bllokuar ngaqë gruaja ndaloi automjetin në mes të rrugës.

    “Jam në vijat e bardha. Turp të kesh. Unë kaloj këtu, ajo desh më mori këmbën”, tha i moshuari.

    Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në rrjete sociale dhe organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.

    Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve”, njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!