×
  • Lajme
  • Shqipëria

    46-vjeçarja shqiptare dyshohet se e vrau te fejuarin duke e ngulfatur me qese në kokë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 10:59

    Stomatologia shqiptare Monika. S, 46-vjeçe, është arrestuar, pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj belg Robby Claes.

    Ka qenë avokatja e saj, Lynn Cloerinx që e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se “klientja e tij ka ende besim tek hetimi”.
    Ish-piloti u gjet i vdekur në shtrat me një qese plastike të lidhur rreth kokës. Ai vdiq nga pasojat e mbytjes. Gjaku i Claes përmbante gjithashtu substanca dehëse të pazakonta. Një tjetër element që bie në sy ishte se Monika S. i vendosi çarçafët për të larë pasi e gjeti të fejuarin pa jetë. Provat fillestare treguan gjithashtu se Monika mund të jetë vonuar shumë për të thirrur shërbimet e urgjencës.

    Shqiptarja qëndron në repartin e grave të burgut të Hasselt. Ajo do të duhet të paraqitet përsëri para dhomës së këshillit të Hasselt muajin e ardhshëm, e cila do të vendosë nëse do të zgjasë ose jo arrestimin e saj./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!