×
  • Lajme
  • Shqipëria

    49 vjeçari shqiptar vetëplagoset me armën e gjahut në banesë, vdes në spital

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 18:13

    Një 49 vjeçar në Tiranë është vetëplagosur me armë gjahu dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Skënder Jareci” në kryeqytet.


    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!