Disa familje shqiptare në kampin Roj të ISIS do riatdhesohen nga Siria në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i NBC Mahmod Shikhibra, i cili shkruan se familjet do i dorëzohen qeverisë shqiptare, ndërkohë që ka publikuar një foto ku shfaqen 5 gra dhe 3 fëmijë shqiptarë.
“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan ai teksa publikon një foto.
Ata i kanë dorëzuar disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Gazetari në një mesazh audio me gazetarët e News24 konfirmoi lajmin. Ai tha se është shumë i lumtur dhe se është një lajm i mirë që këta fëmijë do kthehen tek familjet e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.