Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 182 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1055 mostra, prej të cilave 182 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 90 persona.
Në total në Shqipëri janë regjistruar 15.752 raste pozitive me koronavirus, 429 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 9675 persona, ndërsa janë 5648 raste aktive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.