×
  • Lajme
  • Shqipëria

    5 viktima në Gjirokastër, dy gra dhe tre burra humbën jetën në aksident

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 19:07

    Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 16:00 në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.


    Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

    Për pasojë kanë humbur jetën pesë pasagjerë, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, B.P, nga Saranda.

    Policia raportoi fillimisht për 4 viktima, por një i plagosur ndërroi jetë më pas. Viktimat janë dy gra dhe tre burra.

    Shkalla e dëmtimit të mjetit, pas disa rrotullimeve, e bën të vështirë nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve.

    Në vendin ku është rrëzuar furgoni nuk ka patur barriera mbrojtëse. Shkak ka qenë rrëshqitja përplasja me një mjet tjetër.

    Në vendin e ngjarjes ka ekipe të emergjencës dhe policisë.

    Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

    https://www.youtube.com/watch?v=S4H1EszjA_o

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!