×
  • Lajme
  • Shqipëria

    55-vjeçari në SHBA vret gruan, dy fëmijët dhe më pas qëllon veten, njërin nga fëmijët e kishte birësuar në Shqipëri

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 10:15

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kolorado në SHBA, ku një 55-vjeçar ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka qëlluar veten.

    Vrasja ka ndodhur të shtunën, kur 55-vjeçari Cristof Kreb ka qëlluar gruan e tij Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç.

    Mësohet se 9-vjeçari Barret Kreb ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri, ndërsa Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë.

    Pesë nga fëmijët e çiftit kanë lindur me forma të ndryshme të nanizmit. Njëri është gjithashtu i verbër dhe njërit i janë amputuar të dyja këmbët.

    Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes , por i ka gjetur të pajetë të katër anëtarët e familjes. Mediat e huaja shkruajnë se Cristof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs.

    Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini.

    Ndërkohë familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!