×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    57 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 10:22

    Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri.


    Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.

    Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk  e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim.

    Ndërkohë ditët e fundit në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit është vënë re një neglizhim nga qytetarët, duke mos respektuar distancën fizike, apo përdorimin e maskave.

    Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë  u shënuan 48 raste pozitiv me koronavirus e ndërsa ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e djeshme ka shënuar rastin e parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!