×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 anëtarët e një familje në Durrës ende nën rrënoja: Qeni i stërvitur nuhat në tre pika, nis hapja e tuneleve

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 13:49

    Vijon operacioni për shpëtimin e familjes Lala në zonën e ish Kënetës, në Durrës.


    Report Tv, raporton se nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, po punohet për nxjerrjen edhe të 6 personave të tjerë. Për rreth 3-4 minutash punimet janë ndërprerë për shkak se është lënë qeni i stërvitur që të nuhasë zonën.

    Qeni ka dhënë tre shenja dhe është rikthyer dy herë në tre zona të ndryshme, duke bërë që të dyshohet se në ato pika mund të ketë jetë njerëzish.

    Ndërkohë ekspertët italianë po punojnë në dy grupe pune dhe sapo qeni ka mbaruar nuhatjen ata u janë rikthyer punimeve pikërisht në zonat ku qeni u ndal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!