×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 të vdekur, 780 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 17:51

    6 qytetar kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.


    Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati.

    Sakaq ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 780 raste të reja, nga 4022 testime të kryera në gjithë vendin dhe qyteti me numrin më të lartë të rasteve është Tirana.

    Ndërkohë aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në gjithë venditn janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19.

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

    Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    780 qytetarë, në këto bashki:

    268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.

    Statistika (19 Shtator 2021)

    Raste të reja ditore 780

    Të shëruar në 24 orë 757

    Të shtruar në spitale 224

    Humbje jete në 24 orë 6

    Testime ditore 4022

    Testime totale 1,151,640

    Raste pozitive 162,953

    Raste të shëruara 147,584

    Raste Aktive 12,789

    Humbje jete 2,580

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 5,394

    Shkodër 1,338

    Fier 1,209

    Durrës 1,188

    Vlorë 781

    Lezhë 635

    Elbasan 643

    Berat 502

    Korçë 295

    Kukës 307

    Gjirokastër 274

    Dibër 224

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!