×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 të vdekur dhe 117 raste të reja me koronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 16:23

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-19 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë:


    Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

    Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

    COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

    Testime totale 39183

    Raste pozitive 4880

    Raste të shëruara 2745

    Raste Aktive 1991

    Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 1082

    Durrës 230

    Shkodër 198

    Vlorë 100

    Lezhë 83

    Fier 72

    Korçë 67

    Elbasan 48

    Kukës 44

    Berat 29

    Gjirokastër 21

    Dibër 17 /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!