×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 vdekje dhe rreth 700 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 16:39

    Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2,560 testime, ndërkohë që 694 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.


    Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën me dije se janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

    Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

    334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

    COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

    Raste të reja ditore 694

    Të shëruar ne 24 orë 351

    Të shtruar në spitale 412

    Humbje jete në 24 orë 6

    Testime ditore 2,560

    Testime totale 160,451

    Raste pozitive 29,126

    Raste të shëruara 13,804

    Raste Aktive 14,685

    Humbje jete 637

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 7158

    Durrës 1182

    Fier 1169

    Korçë 844

    Shkodër 812

    Elbasan 762

    Vlorë 686

    Lezhë 635

    Berat 501

    Gjirokastër 439

    Kukës 356

    Dibër 141

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!