×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 vendet më të lira për të jetuar, mes tyre edhe Shqipëria

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 20:02

    Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia janë klasifikuar si 6 vendet më të lira për të jetuar, sipas ShengenVisa.

    Kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë Shqipërinë të pëlqyer për shumë të huaj.

    Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan.

    Tirana është e njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.

    Pas tij vjen Durrësi si destinacioni më i madh detar në Shqipëri që është cilësuar nga shengen visa si një parajsë e udhëtarëve.

    Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!