Një 60-vjeçar është në kërkim prej mbrëmjes së djeshme pasi u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk ka dalë më prej tij.
Policia e Vlorës sqaron se “mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1″ ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji”.
Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.