Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit të Beratit,në vendin e quajtur “Axhensi”.
Një 60-vjeçar,që udhëtonte me biçikletë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Benz”, që po qarkullonte përpara tij në të njëjtën rrugë.
Përplasja me automjetin ka qenë e fortë. E.H, 60-vjeç, ka goditur fillimisht me biçikletë pjesën e pasme të makinës,më pas është përplasur mbi mjet dhe ka përfunduar në rrugë.
Menjëherë pas aksidentit, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
60-vjeçari ka pësuar disa fraktura dhe shembje në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertë të qarkullimit rrugor pas mbërritjes në vendngjarje, kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident është bërë drejtuesi i biçikletës,i cili ka humbur kontrollin dhe i ka rënë nga prapa me biçikletë automjetit tip “Benz” me targa AA 888, që drejtohej nga një femër.
Burimet policore konfirmojnë se 60-vjeçari ka qenë i dehur mbi biçikletë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.