Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38 me 5 rastet e reja të konfirmuara sot.
Nga të dhënat e publikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë, vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri janë në Tiranë, Durrës dhe së fundmi në Fier.
12 prej të prekurve janë të shtruar tek reparti Infektiv në Tiranë, madje siç bën me dije ministria, dy prej tyre janë në terapi intensive.
ABC mëson se një 66 vjeçar nga Lushnja është në gjendje tepër të rendë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave në repartin Infektiv të QSUT-së.
Gjendja e tij u përmend edhe nga kryeministri Rama mesditën e sotme, në të cilën shefi i qeverisë njoftoi për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në parqe.
66 vjeçari është nga Lushnja dhe është një vatër e pavarur nga të tjerat në qarkun e Fierit. Edhe ai ka qenë në Itali dhe është kthyer nga andej ditët e fundit.
Shqipëria shënoi viktimën e parë nga koronavirusi dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ndërroi jetë në spital duke infektuar disa familjarë dhe një mjek të këtij spitali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.