Paraditen e sotme ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga fshati Derviçian i Gjirokastrës. I ndjeri ka pësuar atak kardiak gjatë momenteve intime.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e zonës. 70-vjeçari ndodhej në një nga hapësirat e lokalit me partneren e tij, kur papritur nuk është ndjerë mirë, duke ndërruar jetë pak momente më pas. Sipas abcnews.al, ai është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Policia ka nisur të marrë në pyetje të afërmit e 70-vjeçarit, për të zbuluar shkaqet reale të ngjarjes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.