Rreth 700 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria me rrugë tokësore vetëm në 20 ditët e para të muajit gusht.
Nga të dhënat e mbledhura nga Tv Klan në doganat kryesore të vendit, rezulton se rreth 380 mijë prej tyre ishin shtetas të huaj, ndërsa rreth 320 mijë shtetas të Shqipërisë.
Fluksi më i lartë i lëvizjes u regjistrua në doganën e Morinës me mbi 200 mijë hyrje/dalje, e ndjekur nga ajo e Qafë Thanës dhe më pas e Kakavijës.
Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj i janë drejtuar Shqipërisë me qëllim turizmin, apo për një kalim tranzit drejt vendeve fqinje. Favorizues për turistët që hyjnë në Shqipëri është mos–detyrimi i tyre për të paraqitur një dëshmi mbi Covid-19. Po ashtu, duke përjashtuar vetëm kalimin drejt Greqisë, atyre nuk ju duhet një test PCR apo dëshmi antitrupash për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.
Edhe gjatë muajit Korrik të këtij viti pati një rritje me 3% të shtetasve të huaj që u futën në Shqipëri krahasuar me Korrikun e një viti më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.