×
  • Lajme
  • Shqipëria

    700 nxënës mësojnë në kushte skandaloze në Shkodër

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 20:55

    Më 16 shtator ka startuar sezoni i ri shkollor 2019-2020 dhe shumë nxënës të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në kushte aspak normale për shkak të amortizimit të godinës.


    Ky fakt pohohet nga drejtoresha e kësaj shkolle Ardiana Ndreu, e cila shprehet se ky problem është prezent prej më shumë se 15 vitesh.

    “Shkolla Jordan Misja ka nevojë për një ndërhyrje imediate në rikonstruksionin e godinës së saj. Ndërhyrja duhet të jetë totale. Ajo që është më imediatja është sistemi elektrik, i cili është një sistem i vjetër. I pa prekur që në kohën që është ndërtuar godina. E dyta është në sistemin e ngrohjes. E treta në ambientet e shkollës. Baza material, tarraca dhe etj” tha Ardiana Ndreu.

    Gjithashtu , Ndreu tregon se rikonstruksioni i kesaj godine është parashikuar që në muajin shkurt, por ende nuk është bërë ndonje ndërhyrje.

    “Mesa di unë shkolla duhet të kishte hyrë në rikonstruksion që në muajin shkurt, por për arsye të ndryshme nuk është bërë ndërhyrja apo fillimi i ndërhyrjes”.

    Shkolla “Jordan Misja” është një ndër gjimnazet më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës, ku mësojnë mbi 700 nxënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!