×
  • Lajme
  • Shqipëria

    71-vjeçari në Durrës përplas për vdekje me makinë një person

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 9:27

    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku raportohet se ka humbur jetën një 60 vjeçar.


    Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në orën 05:20 të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranës.

    Mësohet se 60-vjeçari me inicialet K.M..ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues një 71-vjeçar.

    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.

    Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!