Qëndron zgjuar natën se ka ftohtë. Ditën temperaturat rriten disi dhe merr një sy gjumë.
Në mesditë 77 vjeçaren Sabie Bega nga Mazhe e Vogël, e Bubqit e gjetëm në gjumë.
“S’kam fjetur natën”.
Pas tërmetit të 2019 jeton në kontenier dhe nuk ka me çfarë të ngrohet.
S’ka si të gatuajë. Ushqimin ja sjellin çdo ditë vajza e nipi që jetojnë në Kurbin.
Teksa apelon që t’i ndërtohet shtëpia, kujton tmerrin që përjetoi mesanatën e 26 nëntorit të 2019.
“U rrëzova më shpëtoi djali me nusë hapën kangjëllat e dritares”.
Sabija është një nga shumë të dëmtuarit nga tërmeti që ende nuk di kur do i ndërtohet banesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.