Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është një ndër të 8 arrestuarit nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.
Gjithsej janë lëshuar 8 urdhër arreste me vendim gjykate. 2 prej tyre në burg, 2 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje. Mes të ndaluarve është dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite. Denoncimi asokohe është bërë nga “Nisma Thurje”.
Pas zv. ministrit dhe biznesmenit, bien në “rrjetën” e SPAK dhe 6 të tjerë, dy zyrtarë në “arrest shtëpie”
SPAK arreston ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj (DETAJE)
Masat që ka caktuar SPAK për zyrtarët e MSH-së, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’:
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.