Hile Zefi, 84 vjeç është kthyer në heroin e ditës sotme, pasi mësohet se u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.
Pas tërmetit në Shkodër Zefi u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës:
“Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen.
Zefi tregon për “Top Channel” se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: “Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë”.
“Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia për kamerën e Top Channel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.