×
  • Lajme
  • Shqipëria

    89-vjeçarja shqiptare me lot në sy rrëfen si e përdhunoi nipi: Më zhveshi lakuriq, më torturoi

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 15:26

    E moshuara 89-vjeçare ka rrëfyer momentin kur nipi i saj, Sajmiri, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar.


    “Më zhveshi, të tëra rrobat. Unë e shtyja ai më binte. Më godiste, më vriste, më dërrmoi”.

    -Të preku në vende intime?

    “Më kapi me zor, unë e shtyja, qaja, më dërrmoi.

    Ku kam gjoks unë që të më kapë… Dua ta rrah dhe unë, se më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka”, thotë nëna teksa qan kur kujton momentin tronditës.

    Djali i të moshuarës, Ismet Meçani tha se nuk është hera e parë që Saimiri dhunon dikë seksualisht. “Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur.

    Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri”, rrëfen ai.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!