Përplasja Mazhorancë-President, po shkon drejt shkarkimit të këtij të fundit. E ftuar në studion e Top Talk, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.
“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha ajo në studion e Top Talk.
E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj shkurtimisht dhe jo qartë.
“Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”, shtoi ajo.
Sidoqoftë, nëse jo arrestim, Ilir Metën e pret një hetim parlamentar i inicuar nga shumica, që do të pasojë iniciativën për shkarkimin e presidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.