×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A do të betohet qeveria e tij tek Ilir Meta? Flet Rama

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 22:34

    “Rrugët mes PS dhe Ilir Metës janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme”. Kështu u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emisionin “Opinion”, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse mes tij dhe presidentit ka patur një tenativë për afrim gjatë kësaj vere.


    Ndërkohë, edhe pse pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit, Rama tha se kabineti i tij do të betohet tek Meta, nëse ai do të jetë në zyrë.

    Pjesë nga intervista

    Nese deri në betimin e qeverisë Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim apo voton kundër shkarkimit të Presidentit do të shkoni të betoheni në zyrën e tij?

    Rama: Për sa kohë është në zyrë….

    Ka patur tentativa gjatë kësaj vere mes jush dhe Presidentit për pajtim? Jeni zënë dhe pajtuar shpesh…

    Rama: Nuk jemi zënë. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

    Është e pakthyeshme?

    Rama: Është e pakthyeshme për arsyet që janë publike./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!