×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A do të ketë rritje të çmimit të energjisë? Rama prezanton planin me 3 pika

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 17:21

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi planin e qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

    “Ka tre pika. E para garantimin pa ndërprerje të energjisë. Mbrojtja e familjes dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë. E treta garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2” tha Rama.

    Ditën e djeshme Rama tha se kjo krizë parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga ana tjetër Rama siguroi se kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!